Shpallja e rezultateve për thirrjen për organizim aktivitetesh

الصورة
Results

Instituti Shqiptar i Medias në rolin e Drejtuesit të Rrjetit të Fondacionit Anna Lindh Shqipëri, ka mbledhur dhe shqyrtuar të gjitha aplikimet e marra në kuadër të thirrjes për organizim aktivitetesh, të financuar nga Fondacioni Anna Lindh.  

Në total ka pasur 15 aplikime, prej të cilave 5 aplikantë nuk kanë qenë anëtarë të Rrjetit në momentin e aplikimit dhe si të tillë janë përjashtuar nga vlerësimi, pasi thirrja ishte ekskluzivisht për anetarët e Rrjetit.

10 aplikime të tjera kanë qenë nga anëtarë të Rrjetit të Fondacionit Anna Lindh Shqipëri. Propozimet e anëtarëve janë shqyrtuar dhe pas vlerësimit që iu është bërë, janë përzgjedhur për financim në vlerën e përcaktuar prej 250 EUR lump sum.

Aktivitetet e përzgjedhura përfshijnë fushata ndërgjegjësuese, trajnime për ngritje kapacitetesh, konkurse/debate dhe tryeza diskutimi.  Aktivitetet e propozuara i mbulojnë të gjitha fushat tematike, të thirrjes: kultura dhe dialogu ndërkulturor, media, të rinjtë, barazia gjinore, mjedisi dhe ndryshimet klimaterike.

Aktivitetet e propozuara do të zhvillohen gjatë muajve Janar-Mars, 2023. Për të parë listën e plotë të dhe statusin e financimit të aplikimeve, shiko dokumentin bashkëlidhur.